Për çdo biznes me derë

Postimet e javës, gati.

Dërgo foto dhe video nga telefoni. InBoard e planifikon javën, bën Reels, foto, Stories dhe karusele me logon dhe ngjyrat e tua, shkruan tekstin si ti dhe i poston kur duhet. Ti thua vetëm «Po».

Java e parë është falas. Pa kartë.

Biznes i sajuar, pamje të krijuara me AI për demonstrim.
  • Poston në
  • Instagram
  • Facebooksë shpejti
  • TikToksë shpejti
  • Google Mapssë shpejti

Ti bën tri gjëra. Pjesën tjetër, InBoard.

  1. 1

    Shkruaj emrin e biznesit

    InBoard gjen adresën, orarin, logon dhe ngjyrat në Google dhe në faqen tënde. Ti plotëson vetëm çfarë mungon.

  2. 2

    Dërgo foto dhe video

    Nga galeria e telefonit, kur të kesh diçka. Nuk ka pse të jenë perfekte: InBoard zgjedh pjesët më të mira.

  3. 3

    Mirato javën

    Një prekje për çdo postim. Ose ndrysho çfarë të duash: pamjet, tekstin, muzikën, fundin.

Gjithçka që bën një menaxher i rrjeteve sociale. Çdo javë.

Një aplikacion, nga ideja për postimin deri te ajo që solli.

Plani i javës

Çdo të shtunë InBoard planifikon javën që vjen: çfarë të postosh, kur dhe pse. Mban parasysh festat, ditët e mira për punën tënde dhe çfarë të ka funksionuar. Dhe të thotë çfarë ia vlen të filmosh.

Foto, Stories dhe karusele

Drita e rregulluar dhe prerja e duhur për çdo format. Njerëzit, produktet dhe pjatat mbeten siç janë.

Teksti

Përshkrimi, hashtag-ët dhe përshkrimi i fotos për ata që nuk shohin, me fjalët e tua. Çmim del vetëm ai që ke shkruar ti.

Postimi

Në llogaritë e tua, në orët që funksionojnë për ty.

Rezultatet

Çfarë solli çdo postim, me një fjali të thjeshtë, jo me grafikë që duhen shpjeguar.

Vjen së shpejti

  • Mesazhet

    Përgjigje për komentet dhe mesazhet, që i miraton ti.

  • Reklamat

    Thuaj buxhetin. InBoard të thotë cilin postim ta promovosh dhe sa në ditë.

  • Konkurrenca

    Çfarë postojnë bizneset si yti dhe çfarë u funksionon.

Reels

Shtatë shtresa pune në çdo Reel.

Ti i dërgon klipet si i ke. InBoard zgjedh pjesët, i pret mes fjalëve, shkruan titrat, i mban grafikat larg fytyrave dhe shkruan muzikë të re. Pastaj e kontrollon kuadër pas kuadri.

Biznes i sajuar, video e krijuar me AI për demonstrim.

  1. Videot e tua: Nga çdo klip zgjidhet pjesa më e mirë dhe pritet mes dy fjalëve, kurrë në mes të një fjale.
  2. Fytyrat: Gjenden dy herë në sekondë, dhe teksti u largohet.
  3. Prerjet: 5 nga 6 prerje bien mbi goditjen e muzikës.
  4. Titrat: Telefoni dëgjoi «Gjdo më njës, bireki freskët që në orën gjasht.» InBoard shkroi «Çdo mëngjes, byrek i freskët që në orën gjashtë.»
  5. Grafikat: Çmimi del vetëm nëse e ke shkruar ti, dhe vendoset larg fytyrave.
  6. Muzika: 96 goditje në minutë, në Do♯ dorian. E shkruar nga e para për këtë video.
  7. Fundi: Oferta dhe si të të gjejnë, në sekondat e fundit.

Mëson nga ti

Sa më shumë punon me ty, aq më shumë të ngjan.

Çdo ndryshim që bën është një mësim. Shkurton një përshkrim, heq një emoji, ndërron muzikën: InBoard e mban mend dhe e bën ashtu herën tjetër. E sheh gjithmonë çfarë di dhe nga e di, dhe e ndryshon me një prekje.

Shembull nga një biznes i sajuar.

Asgjë nuk del pa ty.

  • Ti thua «Po»

    Dy javët e para të pyesim për çdo postim. Pastaj vendos ti: për çdo postim, vetëm kur ka çmime ose fytyra, ose asnjëherë.

  • Klinikat pyeten gjithmonë

    Për bizneset e shëndetit, çdo postim pret miratimin tënd. Pa «para dhe pas», pa premtime.

  • Asnjë ndryshim me AI te njerëzit

    As te dhëmbët, pjatat apo produktet. InBoard vetëm pret, rregullon dritën dhe shton tekst e muzikë.

  • Çmimet janë të tuat

    Një çmim del vetëm nëse e ke shkruar ti.

  • Skedarët janë të tu

    Fotot dhe videot përdoren vetëm për llogaritë e biznesit tënd. I shkarkon kur të duash.

Për çdo biznes me derë

Klinika dentare, berberë, sallone bukurie, autosallone dhe motorë, mobileri, kamine elektrike, kafene, furra, dyqane veshjesh.

  • Furrë

    17 sekonda, 6 prerje, muzikë 96 BPM

  • Klinikë dentare

    19 sekonda, 5 prerje, muzikë 93 BPM

  • Sallon

    15 sekonda, 5 prerje, muzikë 119.5 BPM

Këto tri biznese janë të sajuara dhe videot janë krijuar me AI, që ta shohësh rezultatin para se të dërgosh të tuat.

Një çmim i qartë çdo muaj

Java e parë është falas, pa kartë. Pastaj zgjedh planin. Pa kontratë, e anulon kur të duash.

Bazë

Për dyqanet dhe sallonet që duan të duken çdo javë.

€69/muaj

  • Plani i çdo jave dhe çfarë të filmosh
  • 8 Reels në muaj, plus Stories nga e njëjta javë
  • Teksti me fjalët e tua, që mëson nga ndryshimet
  • Rezultatet e çdo postimi
Fillo javën falas

Rritje

Për bizneset që postojnë shpesh dhe marrin pyetje çdo ditë.

€149/muaj

  • 12 Reels dhe 8 postime me foto ose karusel
  • Përgjigje për komentet dhe mesazhet, pas miratimit tëndsë shpejti
  • Këshilla për reklamatsë shpejti
  • Gjithçka nga Bazë
Fillo javën falas

Pro

Për klinikat dhe bizneset me klientë nga jashtë.

€349/muaj

  • 20 Reels dhe 12 postime me foto ose karusel
  • Teksti edhe në anglisht, italisht dhe gjermanisht
  • Konkurrenca, çdo muajsë shpejti
  • Gjithçka nga Rritje
Fillo javën falas

Çmimet janë në euro. TVSH-ja shtohet aty ku zbatohet. Me pagesë vjetore, 2 muaj janë falas.

Pyetje që na bëjnë

Si funksionon java falas?

Krijon llogarinë, shkruan emrin e biznesit dhe dërgon foto e video. Java falas fillon kur miraton postimin e parë dhe nuk kërkon kartë. Në fund të saj vendos nëse vazhdon.

A duhet të di të montoj ose të shkruaj?

Jo. Ti i dërgon fotot dhe videot si i ke. InBoard i monton, shkruan tekstin dhe zgjedh orën. Nëse do, ndryshon vetë çdo gjë.

Në cilat rrjete poston?

Në Instagram tani. Facebook, TikTok dhe Google Maps vijnë së shpejti, në të njëjtin aplikacion.

Sa foto e video duhet të dërgoj?

Sa më shumë, aq më e pasur java. Disa klipe të shkurtra dhe pak foto në javë mjaftojnë, dhe çdo javë InBoard të thotë çfarë ia vlen të filmosh.

Po nëse nuk më pëlqen një postim?

Asgjë nuk postohet pa miratimin tënd. Hape postimin dhe ndrysho shtresën që s'të pëlqen: pamjet, titrat, grafikat, muzikën ose fundin. InBoard e bën sërish dhe e mban mend për herë tjetër.

Kush u përgjigjet klientëve?

Mesazhet vijnë së shpejti. InBoard do t'i përgatisë përgjigjet nga informacioni që i jep ti, dhe pyetjet për çmime, rezervime ose ankesa do të vijnë te ti para se të dërgohen.

Kujt i përkasin fotot dhe videot?

Ty. Na jep të drejtën t'i përdorim vetëm për llogaritë e biznesit tënd, dhe i shkarkon kur të duash.

Po njerëzit që dalin në video?

Pëlqimin e tyre e merr ti, para se të filmosh. InBoard nuk ndryshon me AI as njerëz, as dhëmbë, as pjata, as produkte.

A mund ta anuloj?

Po, kur të duash. Nuk ka kontratë.

Fillo këtë javë.

Shkruaj emrin e biznesit, dërgo disa foto e video dhe shiko javën tënde të parë. Falas, pa kartë.

Fillo javën falas